Ndërlidhjet

logo-print

Romë: Funeral shtetëror për ushtarët e vrarë



Italia i dha lamtumirën e fundit gjashtë ushtarëve të vet që u vranë në Kabul me ditën e zisë kombëtare.

Mijëra italian u radhitën nëpër rrugët e Romës ku kaloi autokolona me automjetet ushtarake që i bartnin kufomat e ushtarëve.

Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i vendit.

Ushtarët italianë humbën jetën nga një sulm vetvrasës në Kabul, i cili u mor përsipër nga talibanët.

Mbi 3.000 ushtarë italianë veprojnë në Afganistan në kuadër të forcës shumëkombëshe të NATO-s.
XS
SM
MD
LG