Ndërlidhjet

Karpov dhe Kasparov ndeshen pas 25 viteve



Ish kampionët e botës në shah, Gari Kasparov dhe Anatoli Karpov përballen sot në Valencia të Spanjës, 25 vjet pas përballjes epike që e zhvilluan për titullin e kampionit.

Ndeshja e parë e kampionit të botës Karpov dhe të riut Kasparov në vitin 1984 në Moskë zgjati pesë muaj dhe u mbyll pa fitues.

Në duelin e ri të dy gjigantëve të shahut, 58 vjeçarit Karpov dhe 46 vjeçarit Kasparov, do të ketë 12 loja gjatë 5 ditëve.

Meçi do të transmetohet drejtpërdrejt, ndërsa organizatorët presin që në internet ta ndjekin rreth 10 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG