Ndërlidhjet

Ahmadinexhad mburret që zemëroi Perëndimin



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha sot se është krenar që mohimi që ai i bëri Holokaustit e ka zemëruar Perëndimin.

Ai i bëri këto vërejtje si përgjigje ndaj kritikave të Bashkimit Evropian lidhur me fjalimet ku vuri në pikëpyetje vrasjet e miliona hebrenjve nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komentet e fundit të Ahmadinexhadit u bënë në kohën kur Irani ka mosmarrëveshje të thella me Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore rreth programit të vet bërthamor.
XS
SM
MD
LG