Ndërlidhjet

logo-print

SHBA kanë pak pritje për Lindjen e Mesme



Shtëpia e Bardhë tha se “nuk ka pritje të mëdha” për takimin e nesërm të presidentit Barak Obama me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentin palestinez Mahmud Abas.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs tha se administrata dëshiron të vazhdojë përparimin drejt rifillimit të bisedimeve paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Obama planifikon të takohet ndaras me të dy liderët në kuadër të takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG