Ndërlidhjet

Rusi: Raportet me NATO-n varen nga aleanca



Rusia i ka mirëpritur thirrje e NATO-s për lidhje më të mira ndërmjet dy palëve, por tha se kjo kryesisht varet nga aleanca.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Andrei Nesterenko tha se Moska dëshiron që NATO t'i dëgjojë shqetësimet e saj dhe të zhvilojë bisedime serioze mbi propozimet e Kremlinit për kërcënimet e reja të sigurisë, në të cilat do të përfshiheshin anëtarët e NATO-s dhe ish republikat sovjetike.

Ai tha se bashkëpunimi më i ngushtë me NATO-n do të varet edhe nga mënyra e evoluimit të aleancës, duke lënë të kuptohet se zgjërimi i mëtejmë i NATO-s drejt Lindjes mund t'i zbehë shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen ka bërë thirrje për unitet ndërmjet ish armiqve të Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG