Ndërlidhjet

logo-print

Sot vendimi për të akuzuarit për vrasjen e vëllëzërve Bytyçi


Gjykata për Krime të Luftës në Beograd sot merr vendim lidhur me ish pjesëtarët e Ministrisë së brendshme të Serbisë, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, të akuzuar për ndihmë në vrasjen e vëllëzërve Bytyçi në vitin 1999.

Ata janë të akuzuar se vëllëzërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi i kanë dorëzuar te pjesëtarët e panjohur të Ministrisë së brendshme të Serbisë, të cilët i kanë vrarë më 9 korrik të vitit 1999, në vendin Petrovo Sello. Në këtë vend, pas dy vitesh, në njërën nga dy varrezat masive, janë gjetur mbetjet mortore të tyre.

Vëllëzërit Bytyçi ishin shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova dhe ish pjesëtarë të UÇK-së.
XS
SM
MD
LG