Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Ende nuk ka vendim për Afganistanin


Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se vendimin se a do të dërgoj më tepër trupa në Afganistan, do ta marrë pasi të jetë i sigurt se çfarë strategjie do të zhvillojnë Shtetet e Bashkuara në rajon.

Mëtutje, në një intervistë në rrjetin televiziv, CBS, ai tha se për këtë çështje do t’i shtroj pyetje të ashpra ekipit të tij për siguri kombëtare.

Këto komente u bënë pasi në shtyp u publikua një dokument i fshehtë i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, në të cilin komandanti kryesor amerikan në Afganistan, gjenerali Mekkristal, ka tërhequr vërejtjen se pa trupa shtesë, lufta e udhëhequr nga Shtetet e Bashkiuara kundër kryengritësve në Afganistan, me gjasë, mund të përfundoj me dështim.

Aktualisht, presidenti amerikan, këtë vit ka urdhëruar dërgimin e 21 mijë trupave shtesë në Afganistan, kështu që tash numri i forcave amerikane në këtë vend, ka arritur në 68 mijë.
XS
SM
MD
LG