Ndërlidhjet

SHBA: Mirëpritet interesi i Rusisë për OBT


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur atë, që është përshkruar si interes i ripërtrirë i Rusisë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, e cila i përcakton rregullat globale të tregtisë.

Kështu, pos tjerash, thuhet në njoftimin e publikuar pas takimit të përfaqësuesit amerikan, Ron Kirk, me zyrtarin rus, Igor Shuvalov, në Uashington.

Rusia është i vetmi anëtar i Grupit të 20 vendeve me ekonomi të zhvilluara, e cila nuk është anëtare e OBT-së.

Grupi G20, këtë javë takohet në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.

Synimi i Moskës për anëtarësim në OBT ishte ngadalësuar edhe për shkak të luftës së shkurtër në vitin 2008, ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG