Ndërlidhjet

logo-print

HRV: OKB-ja t’i hetojë abuzimet në Iran


Grupet për të drejtat e njeriut, Hjuman Rajts Voç dhe Fushata Ndërkombëatre për të Drejtat e Njeriut, kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara ta caktojnë një të dërguar të posaçëm, për hetimin e abuzimeve serioze të të drejtave në Iran, pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në këtë vend.

Sipas këtyre dy grupeve, së paku 72 vetë janë vrarë gjatë ndërhyrjes kundër protestuesve opozitarë lidhur me zgjedhjet e 12 qershorit, në të cilat autoritetet kanë thënë se presidenti Mahmud Ahmadinexhad, është rizgjedhur në këtë post.

Grupet për të drejtat e njeriut akuzojnë për “përdorim të paligjshëm të forcave vdekjeprurëse” nga autoritetet kundër protestuesve paqësorë, për detyrimin e të burgosurve që ta pranojnë fajin dhe për “akuza të shumta për torturë dhe dhunim të të burgosurve”.

Autoritetet e Iranit i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke i vlerësuar si të pabaza.
XS
SM
MD
LG