Ndërlidhjet

Honduras, Brazil: Probleme rreth Zelajës


Autoritetet në Honduras kanë urdhëruar orë policore gjatë natës, pas kthimit të papritur të presidentit të përmbysur, Manuel Zelaja, i cili po strehohet brenda Ambasadës së Brazilit, në kryeqytetin Tegusigalpa. Afër ambasadës janë tubuar qindra mbështetës të tij.

Presidenti i përkohshëm i Hondurasit, Roberto Miçeleti, që në këtë post erdhi pas përmbysjes së zotit Zelaja, në qershor të këtij viti, ka kërkuar që Brazili ta dorëzoj atë, në mënyrë që ai të paraqitet në gjykatë.

Ministri i jashtëm brazilian, Celso Amorim, ka tërhequr vërejtjen se çdo kërcënim ndaj zotit Zelaja apo ndaj Ambasadës së Brazilit, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u ka bërë thirrje të dy palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore.

Shtetet e Bashkuara e kishin mbështetur zotin Zelaja në këtë kontest dhe kanë kritikuar liderët e përkohshëm në Honduras për dështim në ripërtritjen e pushtetit demokratik.
XS
SM
MD
LG