Ndërlidhjet

logo-print

Ashpërsohet gjendja në Honduras


Trupat hondurase kanë rrethuar ambasadën e Brazilit ku gjendet presidenti i rrëzuar Manuel Zelaja. Trupat shpërndanë mbështetësit e Zelajës që gjendeshin para ambasadës, derisa gjatë natës ishte vendosur ndalim qarkullimi.

Roberto Miçeleti, i cili ka marrë postin e presidentit pas rrëzimit të Zelajës në fund të qershorit, ka kërkuar nga Brazili të dorëzojë ish presidentin.

Çdo kërcënim ndaj Zelajës apo ambasadës braziliane është thyerje e ligjit ndërkombëtar, bëri të ditur ministria e jashtme e Brazilit.
XS
SM
MD
LG