Ndërlidhjet

Solana: Nuk do të ketë ndarje rreth Iranit


Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana ka deklaruar se nuk pret që Kina e Rusia të prishin raportet me fuqitë perëndimore rreth Iranit. Vendet perëndimore kanë kërkuar sanksione shtesë nëse Irani nuk pranon ofertën rreth programeve bërthamore. Më herët Rusia e Kina ishin shprehur kundër sanksioneve të reja ndaj Teheranit, duke shtuar se ato nuk do të ishin efikase.

Solana, para mediave në Nju Jork, tha se përfaqësuesit e gjashtë vendeve do të takoheshin me përfaqësuesit iranian në Gjenevë më 1 tetor.
XS
SM
MD
LG