Ndërlidhjet

Hagë: Përplasen gjyqtarët e prokuroria


Prokuroria e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë po i kundërshton kërkesat nga gjyqtarët e gjykatës në fjalë që ta përmbledhin dhe më tej rastin e Radovan Karaxhiqit. Gjykatësit synojnë që gjykimi i Karaxhiqit të mbyllet brenda një viti.

Prokuroria ka kundërshtuar duke thënë se “nuk mund të përmbyllet rasti brenda një viti kalendarik pa u sakrifikuar elementët kyç të akuzës”.
Karaxhiqi akuzohet për gjenocid e krime lufte në Bosnjë.

Gjykimi i tij pritet të fillojë më 19 tetor.
XS
SM
MD
LG