Ndërlidhjet

Beograd: Fillon gjykimi i 'Grupit të Gjilanit'



Sot fillon procesi gjyqësor kundër ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që bëjnë pjesë në të të ashtuquajturin Grup i Gjilanit.

Ata akuzohen nga prokuroria serbe për vrasjen e të paktën 80 civilëve serbë dhe joshqiptarë në vitin 1999 në territorin e Gjilanit.

Nëntë nga 17 ish pjesëtarët e UÇK-së që janë të akuzuar, do të dalin sot para gjykatës në Beograd, ndërsa tetë të tjerët janë në arrati.
XS
SM
MD
LG