Ndërlidhjet

Brazili kërkon mbledhje urgjente të KS


Brazili ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për krizën në Honduras pas kthimit në vend të presidentit të përmbysur Manuel Zelaja.

Brazili tha se është i shqetësuar për sigurinë e Zelajas dhe sigurinë e ambasadës braziliane në Tegusigalpa, ku Zelaja ishte strehuar deri në kthimin e tij të papritur në Honduras.

SHBA, BE dhe vendet tjera kanë bërë thirrje për dialog, i cili do ta kthente Zelajën në detyrë.

Zelaja u përmbys në qershor dhe u dëbua me akuzat se ka shkelur ligjin në përpjekje për të zgjatur mandatin e tij.
XS
SM
MD
LG