Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Katër serbë të arrestuar për krime lufte


Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka arrestuar sot në mëngjes, katër qytetarë serbë të Kosovës, nën dyshimet se gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë kryer krime lufte mbi shqiptarët.

Në një komunikatë për opinion, ky mision thotë se “operacioni është zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit”.

“Policia e EULEX-it, e mbështetur nga policia e Kosovës dhe KFOR-i, arrestoi 4 serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte. Arrestimi i tyre u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetit e të cilit po vazhdon hetimi”, thuhet në komunikatë.

Agjencitë serbe të lajmeve ndërkaq kanë njoftuar se janë pesë të arrestuar dhe ata janë Svetllana Stojanoviq, Dobrivoje Trajkoviq, Sllobodan dhe Sreçko Martinoviq dhe Srgjan Filliq, që të gjithë nga komuna e Novobërdës.
XS
SM
MD
LG