Ndërlidhjet

logo-print

Obama dhe Medvedev do takohen në Nju Jork



Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Barak Obama dhe Dimitri Medvedev do të takohen sot në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ky do të jetë takimi i tretë i tyre që kur Obama e mori zyrën në janar. Takimet e mëhershme Obama dhe Medvedev i patën në prill dhe korrik, kur Obama e vizitoi Moskën.

Medvedev dhe Obama pritet të diskutojnë rreth programit bërthamor të Iranit, përfshirë mundësinë për një raund të katërt të sanksioneve të OKB-së kundër Teheranit.
XS
SM
MD
LG