Ndërlidhjet

Belgjikë: Protestë kundër shkurtimeve në Opel



Disa mijëra protestues janë mbledhur para fabrikës së automjeteve Opel në Antverp të Belgjikës, me shpresë se do të pengojnë mbylljen e degës.

Pronarët e rinj të Opelit, prodhuesi kanadez i pjesëve të makinave Magna dhe partneri i tij rus Sberbank, planifikojnë, që të shkurtojnë rreth 11 mijë nga 49 mijë vende pune në Evropë.

Sipas raporteve të mediave, sipas planifikimeve, fabrika në Antverp mund të mbyllet.

Opel ka degët në Gjermani, Britani dhe Spanjë.
XS
SM
MD
LG