Ndërlidhjet

Pasojat e testimeve nukleare


Kazakistan - "Liqeni atomik"
Kazakistan - "Liqeni atomik"
Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kanë eksploruar mundësinë e përdorimit të shpërthimeve bërthamore për qëllime “paqësore”.

Programet e tyre kanë prodhuar disa përfitime të vogla, por kanë lënë pas gjurmë radioaktive, të shkaktuara nga afro 150 teste të kryera.

Disa dekada më vonë, banorët e ish-republikës sovjetike, Kazakistanit, ankohen për probleme serioze shëndetësore, të cilat, thonë ata, po injorohen nga autoritetet.

Eksperimenti sovjetik afër fshatit Sarzhal për studimin e ndërtimit të rezervuarave të ujit, krijoi një krater të gjerë 430 metra, nga i cili u formua liqeni.

Fshatarët thonë se kjo zonë është ende radioaktive. Ata thonë se uji nga, siç e quajnë, “liqeni atomik” ndot dhe ujin që u nevojitet për të jetuar.

Banorët po ashtu pohojnë se radioaktiviteti në ujin e liqenit ka shkaktuar te njerëzit probleme me zemrën, tension të lartë gjaku si dhe defekte në lindje.

“Askush nuk brengoset për ne. Unë mendoj se një vend i tillë si fshati Sarzhal nuk mund të gjendet në hartë. Autoritetet me siguri mendojnë se këtu nuk ka jetë”, thotë për Radion Evropa e Lirë një banor i këtij vendi, Kairash Madeon, për të shtuar se zyrtarët po injorojnë shqetësimet e shumta të banorëve.

Kazakhstan's Atomic Lake
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:23 0:00
XS
SM
MD
LG