Ndërlidhjet

Bombat vrasin 12 civilë afganë


Zyrtarët afganë thanë se 12 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë në dy shpërthime nga bombat e vëna në rrugë.

Autoritetet thanë se 7 civilë u vranë nga bombat anësore në qarkun Panxhuajo.

Ndërsa, pesë civilë tjerë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në qarkun e Gulistanit.

Zyrtarët në Kandahar dhe Farah kanë fajësuar talibanët për këto shpërthime.
XS
SM
MD
LG