Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje: Aktivistëve u zgjatet paraburgimi


Lëvizja Vetevendosje njoftoi se 21 aktivistëve të kësaj lëvizjeje u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 60 ditë secilit.

Kjo masë shtesë e rrit numrin e ditëve të paraburgimit në 90 për secilin aktivist të arrestuar.

Këta aktivistë janë arrestuar nga policia, pasi që kishin përmbysur 25 vetura të EULEX-it për të shprehur kundërshtimin ndaj protokolove mes EULEX-it dhe Serbisë.

Vetëvendosje, njofton se vendimin për shtyrjen e masës së paraburgimit e ka marrë sot Gjykata Komunale në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG