Ndërlidhjet

logo-print

Parlamenti polak dënon invazionin sovjetik



Parlamenti polak ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet invazioni sovjetik në Poloni në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Ligjvënësit në dhomën e ultë(Sejm) në mënyrë unanime miratuan rezolutën, që shënon 70 vjetorin e sulmit sovjetik në Poloni, më 17 shtator të 1939-tës.

Në rezolutë, ata po ashtu dënuan masakrën sovjetike mbi 22 mijë oficerët, intelektualët dhe priftërinjtë polakë në vitin 1940.

Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik e okupuan Poloninë në bazë të marrëveshjes sekrete të njohur si pakti Molotov-Ribentrop.

Ligjëvënësit, dënuan edhe këtë pakt, duke thënë se e bëri Poloninë “viktimë të dy sistemeve totalitare: nazizmit dhe komunizmit”.
XS
SM
MD
LG