Ndërlidhjet

SHBA: Senati dënon lirimin e al-Megrahit



Senati amerikan në mënyrë unanime ka dënuar lirimin e sulmuesit në Lokerbi dhe i kërkoi Libisë, që të kërkojë falje për pritjen si hero, që i bëri Abdel Baset al-Megrahit.

Hapi simbolik erdhi, ndërsa Muhamer Gadaf po i adresohej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Një gjykatë skoceze liroi mbi bazë të mëshirës, muajin e kaluar Megrahin, i cili ishte personi i vetëm, që u fajësua për shpërthimin në aeroplanin e kompanisë amerikane Pan Am, nga i cili jumbën jetën 270 persona, nga ta 189 amerikanë.
XS
SM
MD
LG