Ndërlidhjet

Berisha: Identiteti nuk ndertohet me falsifikim te historise




Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha e ka cilesuar te papranueshme permbajtjen e Enciklopedise se Akademise se Shkencave dhe Arteve te Maqedonise.

Berisha i ka bere keto komente gjate bisedes me presidentin e Maqedonise, Gjorgji Ivanov, ne takimin qe dy shefat e shteteve e kane zhvilluar ne Nju Jork, ne margjinat e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se publikimi i një enciklopedie, e cila e falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i pa pranueshëm.

“Ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonas me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi, do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë” eshte shprehur kryeministri Berisha.

Lidhur me këtë çështje, Ivanov ka thene se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje.

Duke e përgëzuar kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, presidenti Ivanov gjithashtu eshte shprehur se vend i tij ndihet shumë krenar për këtë arritje të popullit fqinj e mik shqiptar.
XS
SM
MD
LG