Ndërlidhjet

OKB: Ahmedinexhad akuzon Izraelin



Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad e ka akuzuar Izraelin për “politika jonjerëzore” në territoret palestineze dhe për dominimin në çështjet politike dhe ekonomike botërore.

Ahmedinexhad nuk ka përmendur konfrontimet e Teheranit me perëndimin, në lidhje me ambiciet e tij nukleare.

Por, ai akuzoi forcat e huaja për përhapjen e “luftës, gjakderdhjes, agresionit, terrorit dhe frikësimit“ në Lindjen e Mesme, duke cituar luftërat në Irak dhe Afganistan.

Shumë delegacione perëndimore janë larguar gjatë fjalimit të Ahemdinexhadit.
XS
SM
MD
LG