Ndërlidhjet

Obama kryeson një takim special të KS-së


OKB

OKB

Takimi zhvillohet gjatë samitit vjetor të Asamblesë së Përgjitshhme të OKB-së, ndërsa pritet të marrin pjesë krerët e shteteve të 14 anëtareve tjera të Këshillit të Sigurimit.


Presidenti Barak Obama kryeson sot një takim special të Këshillit të Sigurimit mbi mospërhapjen e armëve bërthamore dhe çarmatimin bërthamor.

Takimi zhvillohet gjatë samitit vjetor të Asamblesë së Përgjitshhme të OKB-së, ndërsa pritet të marrin pjesë krerët e shteteve të 14 anëtareve tjera të Këshillit të Sigurimit.

Takimi vjen një ditë pasi që Obama dhe presidenti rus Dimitri Medvedev thanë se dy shtetet e tyre mund të pajtohen për një traktat të ri mbi zvogëlimin e arsenaleve të tyre bërthamore, që nga dhjetori.

Takimi i këshillit do të shënojë herën e pestë, kur Këshilli i Sigurimit takohet në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive.

Do të jetë po ashtu këshilli i parë i samitit, që fokusohet ekskluzivisht në mospërhapjen dhe çarmatimin bërthamor.

Samiti i parë i Këshillit të Sigurimit është mbajtur më 31 janar të vitit 1992 dhe është udhëhequr nga kryeministri britanik, Xhon Major.

Presidenti amerikan, Xhorxh H. V. Bush dhe Boris Jelcin, presidenti i Federatës së sapokrijuar ruse, ishin në mesin e pjesëmarrësve.
XS
SM
MD
LG