Ndërlidhjet

Lajiq: Jap dorëheqje, nëse s'arrestohet Mlladiqi



Koordinatori i ekipit për bashkëpunim me Tribunbalin e Hagës, Rasim Lajiq, ka thënë se do të japë dorëheqje në fund të vitit nëse Beogradi dështon ta arrestojë të kërkuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Lajiq, që është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, qe zotuar se Mlladiqi do të kapet para fundit të 2009-tës.

Mediat serbe citojnë Lajiqin të ketë thënë, se nëse nuk ndodh kjo, atëherë ai do t’i bartë pasojat.

Ratko Mlladiq, mbahet përgjegjës për masakrën e Srebrenicës dhe bombardimin e Sarajevës gjatë luftës së vitit 1992-1995.
XS
SM
MD
LG