Ndërlidhjet

Tikrit: Arratisje nga burgu, rrethohet qyteti



Zyrtarët irakianë thanë se rreth 15 të burgosur, të dënuar për terrorizëm, kanë ikur nga një burg i qytetit verior të Irakut, Tikrit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Abdul- Karim Khalaf tha se gjashtë nga të burgosurit konsiderohen të rrezikshëm.

Autoritetet kanë shpallur orë policore në qytet, vendlindjen e Sadam Hyseinit, pas arratisjes që ndodhi mbrëmë vonë.

Postblloqe të shumta janë ngritur rreth Tikritit.
XS
SM
MD
LG