Ndërlidhjet

Fuqitë botërore presin përgjigje serioze nga Irani



Fuqitë botërore kanë paralajmëruar Iranin se presin një përgjigje serioze në lidhje me programin e tij kundërthënës bërthamor.

Ministrat e jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të KS-së- plus Gjermanisë kanë mbajtur një takim në Nju Jork, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme.

Ata kanë diskutuar pozicionet e tyre me zyrtarë iranianë të nivelit të ultë.

Takimi pritet të mbahet më 1 tetor në Gjenevë.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton tha se është koha që Irani të adresojë qëllimet e tij.

“Po ashtu kërkojmë nga Irani, që të kuptojë se ata janë në një moment vndimtar. Ata duhet të zgjedhin”, ka thënë Klinton, per të shtuar se Irani nuk ka të drejtë në programin për armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG