Ndërlidhjet

Moska dënon rezolutën polake


Rusia ka dënuar rezolutën e miratuar nga ligjvënësit polakë, duek theksuar se ajo dëmton përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Rezoluta dënon pushtimin sovjetik të Polonisë 70 vite më parë.

Ligjvënësit polakë, përmes rezolutës, kërkojnë nga Rusia të dënojë krimet e Stalinit të kryera gjatë kohës së luftës dhe të bashkëpunojë në zbardhjen e ngjarjeve para dhe gjatë luftës.

Ministria e Jashtme ruse e cilësoi rezolutën “të politizuar dhe tendencioze”.
XS
SM
MD
LG