Ndërlidhjet

SHBA: Të dënohen vrasësit e vëllezërve Bytyçi


Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes një deklarate, ka shprehur shqetësimin se askush nuk është dënuar deri tani për vrasjen e Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit. Vëllezërit Bytyçi, shqiptarë nga Kosova dhe njëherësh qytetarë amerikanë, u vranë në vitin 1999. Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001 në varrezat masive në Petrovo Sellë.

Ambasada amerikane shpreson që “prokuroria të jetë këmbëngulëse në apelimin e rastit”.

“Presim që autoritetet të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi”, thuhet në deklaratën e Amabsadës amerikane në Beograd.
Reagimi vjen pak ditë pas lirimit të dy ish policëve serbë, që akuzoheshin për përfshirje në rastin Bytyçi.
XS
SM
MD
LG