Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: 3 miliardë vaksina në vit kundër H1N1



Kompanitë farmaceutike në gjithë botën mund të prodhojnë deri në 3 miliardë doza të vaksinës kundër gripit të derrit. Një dozë do të jetë e mjaftueshme për të fituar imunitetin nga virusi H1N1. Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetit.

OBSH-ja ka tërhequr vërejtjen se nuk do të ketë sasi të mjaftueshme për gjithë popullsinë e globit. Të njëjtat burime theksojnë se aftësitë e kompanive për të prodhuar vaksina kundër gripit janë “të kufizuara, të papërshtatshme dhe nuk janë në gjendje që të rrisin kapacitetet”.
XS
SM
MD
LG