Ndërlidhjet

Obama hap takimin e KS-së



Presidenti Barack Obama hapi takimin e Këshillit të Sigurimit që do fokusohet në mospërhapjen e armëve bërthamore dhe çarmatimin bërthamor.
Takimi po zhvillohet gjatë samitit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kjo është hera e pestë në historinë e Këshillit të Sigurimit kur takimi zhvillohet në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive.

Samiti i parë i këtij niveli është mbajtur më 31 janar të vitit 1992 dhe është udhëhequr nga kryeministri britanik John Major. Presidenti amerikan George Bush, babai dhe Boris Jelcin, presidenti i Federatës së sapokrijuar Ruse ishin në mesin e pjesëmarrësve.
XS
SM
MD
LG