Ndërlidhjet

KS miraton rezolutën për çarmatimin


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën që synon shkatërrimin e armëve bërthamore në botë. Rezoluta bën thirrje për të shtuar përpjekjet në parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore, të nxisë çarmatimin dhe “të zvogëlojë rrezikun nga terrorizmi bërthamor”. Dokumenti në fjalë kërkon marrjen e masave ndaj shkelësve të detyrimeve në fushën e armëve bërthamore, nëse veprimet përcaktohen si kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore. Rezoluta ishte iniciativë e Shteteve të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit ishte i pazakontë, pasi ishte në nivel kryetarësh shtetesh e qeverish, dhe u drejtua nga presidenti amerikan Barak Obama. Kjo është hera e pestë që mbahet një takim i këtij niveli dhe hera e parë që drejtohet nga një president amerikan.
XS
SM
MD
LG