1
20 qershor '09 - Më se 1 mijë iranianë në ekzil kanë marshuar nëpër qendër të Hamburgut në Gjermani, duke protestuar kundër rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad. Demonstruesit bartnin shirita të gjelbër, që është ngjyra e opozitës në Iran, dhe parulla me mbishkrimin “Duam zgjedhje të reja”. Edhe në qytetin Villepinte të Francës, mijëra njerëz ishin tubuar për ta mbështetur opozitën iraniane.