Ndërlidhjet

logo-print

Mbrojtja raketore nuk vendoset në Ballkan



Shtetet e Bashkuara nuk do ta vendosin mburojën raketore në Ballkan, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Qëllimi është të përdorim mburojën e vendour në anije, pasi është më fleksibël dhe krijon më shumë mundësi veprimi”, tha admirali Riçard Gallager, zv/komandant i komandës amerikane në Evropë. Komentet e Gallagerit u bënë në Mal të Zi, pas takimit me shefin e shtabit të ushtrisë malazeze, Dragan Samarxhiç.

Gallager ka shtuar se NATO “nuk ka hequr dotë nga diskutimet për mbrojtjen raketore” dhe “nga prespektiva amerikane ju nuk keni parë ndonjë ndryshim në dëshirën për të mbrojtur rajonin”.
XS
SM
MD
LG