Ndërlidhjet

SHBA: Shqiptari akuzohet për terrorizëm



Një shqiptar nga Nju Jorku është akuzuar për terrorizëm, pasi dyshohet se ka kërkuar të trajnohet nga militantët islamikë për të luftuar trupat amerikane në Irak dhe Afganistan, kanë bërëtë ditur autoritetet.

FBI ka thënë se Betim Kaziu, qytetar amerikan dhe banor i Nju Jorkut ka kërkuar, që të sigurojë armë dhe të luftojë trupat amerikane jashtë vendit.

Kaziu ka udhëtuar në Kajro në muajin shkurt, ka thënë FBI dhe më vonë në Kosovë, ku është arrestuar nga autoritetet kosovare në muajin gusht.

“Ky rast është një shembull i përpjekjeve të suksesshme ndërkombëtare për të hetuar dhe zënë ata, që do të angazhoheshin në akte terroriste dhe për të penguar komplotet e tyre”, ka thënë prokurori amerikan Benton Kampbell.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se prej nga e ka prejardhjen Betim Kaziu.
XS
SM
MD
LG