Ndërlidhjet

Vazhdon samiti G20



Liderët e Grupit 20 janë pajtuar që t’i japin hapësirë më të madhe ekonomive në zhvillim në lidhje me çështjet globale.

Liderët e G20 janë mbledhur në qytetin lindor amerikan të Pitsburgut për të diskutuar masat kundër krizës globale financiare.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Geithner tha se reforma e sistemit rregullator financiar është prioritet i presidentit Barak Obama në samitin e G20.

"Objektivi ynë themelor është që të ndërtohet një konsensus për standarde më të forta të sistemeve tona financiare. Nuk do të ecim tutje pas krizës më të madhe ekonomike që nga Depresioni i Madh dhe të lëmë të pandryshuara shkaqet që çuan në krizë”, ka thenë Geithner.

Komentet e tij vijnë, pas paralajmërimeve të kancelares gjermane Angela Merkel se qëllimi amerikan për të ribalancuar ekonominë globale rrezikon tërheqjen e G 20 nga nevojat më urgjente të rregulloreve të tregut.
XS
SM
MD
LG