Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Sulmi i dyshuar amerikan vret 10


Zyrtarë pakistanezë të zbulimit thanë se një aeroplan pa pilot, që dyshohet të jetë amerikan, ka hedhur dy raketa në një strehë të militantëve në Pakistanin veri-perëndimor, duke vrarë të paktën 10 persona.

Sulmi ka ndodhur të enjten afër qytetit Mir Ali në qarkun fisnor të Vaziristanit verior.

Duket se në shënjestër të sulmit ishte grupi i udhëhequr nga komandanti afgan i talibanëve Xhelaludin Hakani, njerëzit e të cilit kanë kryer sulme mbi trupat perëndimore në Afganistan.
XS
SM
MD
LG