Ndërlidhjet

Sulm ndaj EULEX-it në veri



Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë e policisë së EULEX-it, e kontingjentit rumun, është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur në rrugën kryesore Zubin Potok – Brnjak (pika kufitare 31).

Policia thotë se rasti ka nodhur mbrëmë rreth orës 19:10min, në kohën kur konvoji i automjeteve zyrtare të policisë së EULEX-it, po bënte përcjelljen e zyrtarëve të doganave të EULEX-it, përgjatë magjistrales në drejtim të pikës kufitare.

Njoftohet se, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në derën e prapme të automjetit të goditur nga një plumb i shkrepur nga armë zjarri, nuk është raportuar për lëndime të zyrtarëve të EULEX-it.

Policia njofton se në bazë të raporteve të siguruara nga zyrtarët e sulmuar, së paku gjashtë deri shtatë të shtëna nga armë zjarri janë dëgjuar nga ana e tyre.

Prokurori ndërkombëtar i EULEX-it, është informuar lidhur me rastin ndërsa hetimet në mbledhjen e informatave dhe provave do të ndiqen nga një ekip i veçantë të hetuesve policor të komponentës së EULEX-it.

Rasti është iniciuar si vepër penale kundër të drejtave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG