Ndërlidhjet

Netanjahu: Të ndalohet Irani



Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thënë se dëshiron, që të arrijë zgjidhje paqësore me palestinezët dhe shfaqi shpresën se bota do të jetë e bashkuar kundër përpjekjeve të Iranit për ndërtimin e armëve bërthamore.

“Kërcënimi më i madh me të cilin përballet bota sot është martesa mes fundamentalizmit religjioz dhe armëve të shkatërrimit në masë. Sfida më urgjente me të cilin përballet ky trup sot, është pengimi i tiranëve të Teheranit nga sigurimi i armëve bërthamore”, ka thënë Netanjahu gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG