Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 5 ushtarë amerikanë



Ushtria tha se pesë ushtarë amerikanë janë vrarë në sulmet e militantëve në Afganistanin jugor, ku forcat amerikane dhe të NATO-s kanë intensifikuar operacionet kundër talibanëve.

Tre ushtarë u vranë nga bombat e vëna skaj rrugës, njëri është qëlluar me armë zjarri nga kryengritësit dhe një tjetër ka vdekur nga një sulm, derisa po patrullonte.

Të gjithë kanë vdekur të enjten.

Më shumë se 360 ushtarë të huaj kanë vdekur në Afganistan këtë vit, duke e bërë atë më vdekjeprurësin, si për trupat amerikane ashtu edhe për ato ndërkombëtare, që nga rrëzimi i regjimit taliban në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG