Ndërlidhjet

Al Kaida sërish kërcënon Gjermaninë



Al Kaida e ka ripërsëritur kërcënimin e saj kundër Gjermanisë, në prag të zgjedhjeve që atje mbahen të dielën.

Grupi amerikan IntelCenter, i cili i mbikqyr faqet islamiste në internet, tha se kërcënimi është bërë nga operativi i Al Kaidës, Abu Talha al-Almani, i njohur me nofkën “Gjermani”.

Abu Talha besohet të jetë 32 vjeç me origjinë marokene nga Boni.

Ai i ka paralajmëruar edhe më parë gjermanët që ta ndërrojnë qeverinë e tyre dhe t’i tërheqin trupat nga Afganistani.
XS
SM
MD
LG