Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Uzina bërthamore 'nuk është sekret'



Kreu i programit bërthamor të Iranit tha se nuk është sekret uzina për pasurimin e uraniumit, ekzistenca e të cilës u bë publike sot.

“Ky instalim nuk është sekret, prandaj ekzistencën e tij ia kemi bërë të ditur Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, citon agjencia AFP Ali Akbar Salehin.

Ai nuk ka thënë se sa kohë po zgjat ndërtimi i kësaj uzine apo kur do të përfundojë.

Teherani është i obliguar ta informojë agjencinë se po ndërton uzinë të re bërthamore 180 ditë përpara se të vendosë materiale radioaktive në të.

Sot, agjencia njoftoi se Irani ka njoftuar se po ndërton uzinë të re, por në të ende nuk është vendosur asnjë material radioaktiv.
XS
SM
MD
LG