Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Pse t'i njoftonim SHBA-të?



Irani nuk ka qenë i obliguar t’i tregojë administratës Obama për çdo uzinë bërthamore që e ka, deklaroi sot presidenti Mahmud Ahmadinexhad.

“Kjo nuk nënkupton se ne duhet ta informojmë administratën e zotit Obama për çdo uzinë që e kemi”, i ka thënë Ahmadinexhad revistës “Times”, i pyetur lidhur me akuzat se presidentit amerikan Barak Obama se uzina për karburant bërthamor, e cila u bë publike këtë javë, është ndërtuar në fshehtësi.

“Ne nuk kemi fshehtësi, ne punojmë në kuadër të IAEA”, ka thënë Ahmadinexhad duke iu referuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
XS
SM
MD
LG