Ndërlidhjet

Medvedev: Mund të garoj në zgjedhjet 2012



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev ka thënë se mund të garojë për një mandat të dytë në vitin 2012.

Medvedev i bëri këto komente në Pitsburg, SHBA, ku ndodhet në takimin e grupit G 20, duke iu përgjigjur pyetjes së një studenti nga Filadelfia.

Medvedev u zgjodh president vitin e kaluar me mbështetje të fuqishme të paraardhësit të tij, Vladimir Putin.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri aktual Putin tha se ai dhe Medvedev mund të vendosin se cili prej tyre do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke lënë të kuptohet se ai përsëri mund të synojë zyrën e presidentit.
XS
SM
MD
LG