Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar rreth Iranit



Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Moon, i tha presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad në një takim në Nju Jork, se ai është shumë i shqetësuar rreth pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit.

Në një deklaratë për media të OKB-së, Ban citohet të ketë përsëritur kërkesën e tij, që Irani të zbatojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Ban, po ashtu, tha se bisedimet konstruktive duhet të fillojnë sa më shpejt, që të jetë e mundur.

Të premten, Teherani, papritur, pranoi se kishte një uzinë të dytë për pasuirimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG