Ndërlidhjet

logo-print

Guantanamo nuk mbyllet në janar?



Shtëpia e Bardhë duket se ka pranuar se mund të mos e mbyllë burgun ushtarak amerikan në Guantanamo në janar, siç kishte premtuar presidenti Barak Obama.

Zyrtarë të lartë të administratës i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press, se vështirësitë në përfundimin e rishikimit të dosjeve të të burgosurve dhe zgjidhjes së çështjeve legale dhe logjistike, mund ta shtyjnë afatin e caktuar nga presidenti.

Burgu në Kubë është krijuar nga presidenti amerikan Xhorxh Bush, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Afërisht 225 të paraburgosur mbahen atje.
XS
SM
MD
LG