Ndërlidhjet

G20 transformohet në trup primar ekonomik



G20 është transformuar në trupin kryesor ekonomik botëror, ndërsa liderët e tij janë pajtuar që të ndëmarrin masa kolektive, që kanë për qëllim çuarjen përpara të rimëkëmbjes ekonomike globale dhe pengimin e përsëritjes së krizës në të ardhmen.

Liderët e G20 kanë përmbyllur të premten mbrëma samitin e tyre dyditor në Pitsburg.

Në mbyllje të samitit, presidenti Barak Obama, ka thënë se veprimet e guximshme dhe të koordinuara”, që kishte marrë grupi kanë dhënë rezultate.

“Ne e rikthyem ekonominë globale që ishte në prag të rënies. Ne sot shtruam themelin për përparim afatgjatë”, ka thënë Obama.

Në deklaratën e G20, thuhet se është arritur pajtim që të ulet çekuilbri mes vendeve, që kanë borxh masiv dhe atyre që kanë suficit.

Anëtarët e G20 me deficit të madh të jashtëm do të mbështesin kursimet private dhe do të konsolidojnë sektorin fiskal, ndërsa i mbajnë tregjet e hapura dhe forcojnë sektorët e eksportit.

Ata që kanë suficit të mjaftueshëm të jashtëm do të forcojnë rritjen e brendshme.

Më herët, G20 u pajtua që t’u japë hapësirë më të madhe ekonomive në zhvillim në lidhje me çështjet globale ekonomike.

XS
SM
MD
LG