Ndërlidhjet

logo-print

MekKristall kërkon trupa për në Afganistan



Komandanti i forcave perëndimore në Afganistan u kthye sot në Kabul nga Evropa ku ua dorëzoi kërkesën e tij për më shumë trupa komandantëve të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Zëdhënësi i tij, koloneli Ted Sholtis, tha se gjenerali Stenli MekKristall ia ka dorëzuar kërkesën për më shumë trupa Shefit të Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, admiralit Majk Mullen, dhe komandantit Suprem të Forcave të Aleatëve të NATO-s në Evropë, admiralit Xhejms Stavridis.

Zyrtarët nuk kanë thënë saktësisht se edhe sa trupa shtesë ka nevojë MekKristall.

Presidenti Barak Obama, tashmë ka urdhëruar dërgimin e 21 mijë trupave shtesë gjatë këtij viti në Afganistan.
XS
SM
MD
LG